e diel, 16 mars 2008

Ekstremistët sunit në Maqedoni zaptojnë objektin shekullor të bektashinjve

Në 15 gusht të vitit 2002, një grup i ekstremistëve sunit e kanë rrethuar dhe uzurpuar dhunshëm vatrën shekullore të sufinjve, Teqenë “Harabati Baba” në Tetovë. Komuniteti bektashian i Maqedonisë edhe pse posedon dokumente zyrtare për pronësinë e teqesë, ndodhet i ngujuar brenda mureve të saj dhe pa të drejtë të posedimit të saj! Ekstremistët sunit para pak ditësh vunë në përdorim edhe një numër të konsiderueshëm të objekteve të teqesë dhe kohë pas kohë, gjatë orëve të vona të natës, kanë filluar të shkrepin armë zjarri brenda mureve të kompleksit teqesë.

Nëse ju jeni një shtetas amerikan, ne bektashinjtë e gjithë botës Ju lusim që tu shkruani kongresmenëve amerikanë të Senatit dhe të Shtëpisë së Kongresit, për të protestuar fuqishëm kundër dhunimit flagrant të të drejtave dhe lirive fetare.

Ju mund tu shkruani përfaqësuesve dhe senatorëve tuaj. Ju mund të doni t’i shkruani edhe Departamentit të Shtetit, ose Presidentit Bush, apo Zv. Presidentit Cheney.

Po ashtu mund të përdorni shërbimin FaxZero.com, nëpërmjet të cilit mund të dërgoni nga dy faksimile pa pagesë çdo ditë, drejt kongresmenëve tuaj, Ligës qytetare Shqiptaro-Amerikane (914-762-5102), ose tjerëve! Unë rekomandoj që në faks të dërgoni këtë përmbajtje:

Ju shkruaj dhe protestoj kundër invazionit të fuqishëm ndaj Teqesë “Harabati Baba” të Maqedonisë, të bërë nga ana e ekstremistëve sunit, dhe Ju lus që të ftoni autoritetet e ShBA-vë, Unionit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Shkup, e që monitorojnë dëmet e terroristëve në Ballkan, që t’i bëjnë shtypje Qeverisë së Maqedonisë për largim sa më të shpejtë të ekstremistëve nga pronat e teqesë Harabati Baba të Tetovës, bile nëse ka nevojë me përdorim të forcës kundër tyre, për tu vënë në mbrojtje teqeja nga ndërhyrjen e tyre të ardhshme”

Momentalisht, ekstremistët i kanë rrethuar përfaqësuesit e besimit bektashi, brenda mureve të teqesë, i kanë penguar dhe vazhdojnë t’i pengojnë vizituesit e rastësishëm dhe vazhdimisht janë duke shtënë me armë zjarri në brendi të teqesë. Unë mendoj se kjo gjendje është e papranueshme, prandaj Ju lutem që sa më shpejt, duke shfrytëzuar autoritetin Tuaj të ndërmerrni masa për zgjidhje të situatës.

Naim Frashëri, një bektashi, poet dhe laureat shqiptar, i njohur si luftëtarë i madh i kauzës shqiptare, na porosit: “Të bëhemi paqësor, të kujtojmë të vobektit, t’i shmangemi të keqes dhe marrëzisë, të punojmë në të mirë të gjithë njerëzimit pavarësisht besimit dhe le të bëjmë vepra të mira së bashku. Bashkë me prijësit dhe udhëheqësit, të përkrahim dashurinë, vëllazërinë dhe mirëkuptimin ndërmjet të gjithë shqiptarëve. Mos të lejojmë që shqiptarët Myslimanë të jenë të ndarë nga ato të Krishterë, e as ato të Krishterë nga ato Myslimanë, por të veprojë të dyja palët bashkë”.

Vëllezërit tonë bektashinj në Maqedoni kanë kërkuar që nga viti 1993 regjistrimin e komunitetit të tyre, të realizuar një dekadë më vonë, e tani të kontestuar nga Komuniteti Mysliman dhe Qeveria e shtetit. Prandaj tani ju lusim që të bëni thirrje drejt Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Unionit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin masa ndaj qeverisë maqedone që të pranojë regjistrimin tonë e me këtë edhe të drejtën e lirisë sonë të besimit dhe të pronësisë së teqesë “Harabati Baba” si një tempull fetar sufi”.

Ju lutemi, në lidhje me këtë shkruani edhe Ambasadës së ShBA-ve në Maqedoni.

Nëse jeni shtetas i ndonjë shteti të Evropës, anëtarë të Bashkimit Evropian (anëtarësimin në të cilin e pretendon Maqedonia), është mirë që t’i shkruani Misionit të Unionit Evropian në Shkup, duke theksuar të ardhmen e Maqedonisë në UE.

Në Maqedoni mund t’i shkruani edhe presidentit, Brank Cërvenkovski, ose Partisë në pushtet VMRO-DPMNE, ose Misionit të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara. Po ashtu është mirë që t’i shkruani Arben Xhaferit ish liderit politik të shqiptarëve të Maqedonisë ose Menduh Thaqit, kryetar i tanishëm i partisë që merr pjesë në pushtet (PDSh).

Lidhur me ngjarjen e fundit mund të jenë të interesuar për të ditur edhe organizatat e fuqishme si Human Rights Watch ose Hudson Institute's Center for Religious Freedom, apo International Association for Religious Freedom që është në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara.

Së fundi, nëse keni ndonjë kontakt me mediat, është mirë që t’i njoftoni edhe ato.

Organizatave dhe individëve të theksuar më lart, mund të donit të ua shkruani këtë përmbajtje:

Ju shkruaj dhe protestoj kundër invazionit të fuqishëm ndaj Teqesë “Harabati Baba” të Maqedonisë, të bërë nga ana e ekstremistëve sunit, dhe Ju lus që të ftoni autoritetet e ShBA-vë, Unionit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Shkup, e që monitorojnë dëmet e terroristëve në Ballkan, që t’i bëjnë shtypje Qeverisë së Maqedonisë për largim sa më të shpejtë të ekstremistëve nga pronat e teqesë Harabati Baba të Tetovës, bile nëse ka nevojë me përdorim të forcës kundër tyre, për tu vënë në mbrojtje teqeja nga ndërhyrjen e tyre të ardhshme”

Momentalisht, ekstremistët i kanë rrethuar përfaqësuesit e besimit bektashi, brenda mureve të teqesë, i kanë penguar dhe vazhdojnë t’i pengojnë vizituesit e rastësishëm dhe vazhdimisht janë duke shtënë me armë zjarri në brendi të teqesë. Unë mendoj se kjo gjendje është e papranueshme, prandaj Ju lutem që sa më shpejt, duke shfrytëzuar autoritetin Tuaj të ndërmerrni masa për zgjidhje të situatës.

Kuptohet, jeni të ftuar të gjithë, sidomos vëllezërit tonë të dashur të teqesë, që janë të ngacmuar padrejtësisht.